Meta në paraburgim, djali i tij i shkon për vizitë bashkë me avokatin Gjokutaj

Ilir Meta është vizituar në qelinë e paraburgimit nga djali i tij.

Mësohet se takimi është zhvilluar pas arrestimit të tij, që ndodhi rreth mesditës së sotme.

Djali i tij është parë nën shoqërinë e avokatit Genci Gjokutaj, teksa të dy janë futur për në ambjentet e Komisariatit Nr.3, aty ku po mbahet në paraburgim edhe presidenti i partisë së Lirisë.

Kujtojmë se mbi Metën rezultojnë një sërë akuzash të bëra publike nga SPAK disa orë pas arrestimit të tij.

Ai akuzohet për veprat penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.


Shtuar 21.10.2024 19:47