Përfshihet nga flakët sipërfaqja me ullinj në Vlorë

Një sipërfaqe toke me ullinj në lagjen Partizani në Vlorë, është përfshirë sot nga zjarri.

Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse.

Flakët kanë djegur rreth 100 rrënjë ullinj, ndërsa po përhapen me shpejtësi. Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa është një banesë që rrezikohet, por aty nuk jetojnë banorë.


Shtuar 20.10.2024 15:54