Ushtria izraelite vret liderin e Hamasit, Yahya Sinwar

Ushtria izraelite pretendon se ka vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Ky i fundit ka udhëhequr Hamasin brenda Gazës që nga viti 2017. Madje ai besohet të jetë organizatori i sulmeve të 7 tetorit.

62-vjeçari mori drejtimin e plotë të Hamasit pas vrasjes së Ismail Haniyeh, i cili ishte udhëheqësi politik i grupit.

Nëse vdekja e tij konfirmohet, kjo do të thotë se Izraeli ka vrarë objektivin e tij kryesor që kur filloi sulmet dhe pushtimet tokësore në Gaza pas sulmit të Hamasit vitin e kaluar.

“Gjatë operacioneve të IDF në Gaza, tre terroristë u eliminuan. IDF dhe ISA po kontrollojnë mundësinë që njëri nga terroristët të jetë Yahya Sinëar. Në këtë fazë nuk mund të konfirmohet identiteti i terroristëve. Në ndërtesën ku u eliminuan terroristët, nuk kishte asnjë shenjë pengjesh në zonë. Forcat që po operojnë në zonë po vazhdojnë të operojnë me kujdesin e kërkuar”, thuhet në një deklaratë.

Kjo deklaratë vjen pas fotove që qarkullojnë sot në rrjetet sociale të cilat pretendojnë se tregojnë trupin e pajetë të Sinwar.


Shtuar 17.10.2024 16:08