Rama: Shqipëria po heton edhe politikanë të lartë, nuk kemi rrugë tjetër veçse në BE

Në konferencën e çeljes së negociatave në Luksemburg, Kryeministri Edi Rama, deklaroi se ne nuk kemi rrugë tjetër veçse në BE!

“Nuk është një retorikë pro evropiane, është çështje jete e a vdekje për ëndrrën tonë për tu lënë brezave një vend ku liria është e padiskutueshme dhe ku demokracia funksionon për gjithkënd.

Shqipëria ka përmbushur në mënyrë të gjitha parakushtet për të nisur këtë fazë anëtarësimi dhe mbetet e palëkundur për përmbushjen e kushteve. Arritjet në reformën e drejtësie, një sistem më llogaridhënës. Në historinë tonë po shohim hetime të profilit të lartë dhe figura politike që akuzohen apo dënohen para gjykate të pavarur pavarësisht partisë.

Do ta bëjmë këtë në çdo nivel për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të merituar vendin tonë në BE. Ky progres vetëm sado të thellohet, do e bëjmë këtë duke ruajtur e mbrojtur të drejtat e njeriut.
Ne kemi zbatuar një kuadër mjaft progresiv bazuar në standardet e Evropës. Vullneti ynë do të përplotësohet me aktet nënligjore. Do të ndërtojmë punën e shkëlqyer me një ekip të madh negociatorësh dhe do ta forcojmë këtë administratë në shërbim të së ardhmes.

Ky është momenti për të falënderua Orban që na ka treguar qysh në ditën e parë, vullnetin për të ndihmuar, për përcjelljen e dijeve që Hungaria ka përfituar gjatë procesit të vet në anëtarësim në BE.

Më shumë se kurrë, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE. Një gjë është e njëjtë kudo, dëshira për të qenë pjesë e këtij bashkimi. Për Shqipërinë nuk tjetër të ardhme e rrugë tjetër post të ardhmes sonë në BE dhe rrugës së BE. Faleminderit”,-u shpreh Rama.


Shtuar 15.10.2024 10:59