Skandali tek “Shefqet Ndroqi”/ Prokuroria kërkon 7 vite burg për Tire Alldervishin, i mori 8 mln lekë pacientes me Covid

Prokuroria e Tiranës, ka relatuar konkluzionet përfundimtare për skandalin gjatë kohës së pandemisë Covid 19. Organi i akuzës ka kërkuar dënimin e Tire Alldervishit me 7 vite burgim, për veprën penale të “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe që ka sjelle pasoja të rënda.

Nga 6 vite burg, prokurori Bleldar Valikaj, ka kërkuar për infermieret Sheqerije Koci, Sidorela Çela, Erjola Jazxhi, Gylbra Halilaj, ato akuzohen për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “shpërdorim detyre”.

Prokuroria kërkoi 6 vite burg edhe për sanitaren tjeter Rukije Hoxhaj.

Skandali “Tire”, u publikua për herë të parë në një emision investigative dhe nëpërmjet video-përgjimeve, u zbulua se ajo duke u prezantuar si infermiere familjareve te pacientëve që ishin të shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, duke u marrë para në kërkim të shërbimit.

Po ashtu, Tire Alldervishi, u filmua nga një vajzë të cilës arriti t’i zhvaste rreth 8 milionë lekë, duke i premtuar se do kujdesej për nënën e saj që ishte me Covid-19.

Por pacientja ndërroi jetë. Procesi gjyqësorë është zhvilluar me gjykim të zakonshëm prandaj ka zgjatur në kohë.


Shtuar 15.10.2024 09:51