Austria fiton me “manita” ndaj Norvegjisë së Haland

U luajtën mbrëmjen e sotme 3 duelet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku u shënuan në total plot 10 gola. Spikat triumfi 5-1 i Austrisë në shtëpi përballë Norvegjisë së Erling Haland. Dopieta e Arnautoviç si dhe golat e Lienhart, Posch dhe Gregoritsch, i dhuruan 3 pikë të arta Austrisë, ndërkohë që golin e vetëm për norvegjezët e shënoi Sorloth.

Një moment të artë në Ligën e Kombeve, po kalon edhe Greqia, që mbrëmjen e sotme, triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Irlandës, duke siguruar triumfin e katërt në 4 ndeshje, teksa marshon e vetme në krye. Goli i Bakasetas dhe Mantolas në minutat 48 dhe 90+2 i dhuruan fitoren Greqisë. Dueli tjetër ai mes Ishujve Faroe dhe Letonisë, përfundoi na brazim 1-1.


Shtuar 13.10.2024 23:18