Besimtarët myslimanë mblidhen para xhamisë së Namazgjasë, nis inaugurimi nga presidenti turk

Dhjetëra besimtarë myslimanë janë mbledhur tashmë në ambientet e jashtme të xhamisë së Namazgjasë teksa nga momenti në moment pritet të nisë dhe ceremonia e inaugurimit të saj me pjesëmarrjen e presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

“Dhuratë e popullit turk për motrat dhe vëllezërit e tyre myslimanë në Shqipëri, më mbështetjen e entit tonë të çështjeve fetare dhe fondacionit tonë fetar, Diyanet”, tha presidenti Erdogan në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Në pritje të ardhjes së presidentit turk dhe kryeministrit Rama, mësohet se ka nisur ceremonia brenda xhamisë së Namazgjasë me leximin e Kuranit nga kryemyftiu i Tiranës Gazment Teqja, i cili u prezantua si imam i xhamisë së Namazgjasë.

Xhamia ka katër minare 50 metra të larta dhe një kupolë 35 metra të lartë, me detaje që të kujtojnë arkitekturën osmane. Mendohet se xhamia do të ofrojë mundësinë e adhurimit në të njëjtën kohë për gjithsej 10 mijë persona brenda dhe jashtë.


Shtuar 10.10.2024 16:40