Kombëtarja e Danimarkës e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian 2020 pas fitores ndaj Rusisë me rezultat 4-1.
Danimarka iu bashkua Belgjikës e cila u rendit në vendin e parë me nëntë pikë kurse danezët vazhduan më tutje me tri pikë të mbledhura, përcjellë KosovaPress.
Danimarka e nisi në mënyrë të trishtueshme këtë eveniment kur në ndeshjen e parë ndaj Finlandës, mesfushori i tyre Christian Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë por pas intervenimit te shpejtë të stafit mjekësore ai e kaloi këtë problem dhe tani është në shtëpi me familjen e tij.
Pikërisht Eriksen ka reaguar menjëherë pas kualifikimit të Danimarkës ku ka postuar një foto të tij i mbështjellur me flamurin e Danimarkës dhe ka shkruar:
“Danimarka në raundin tjetër”.
Ndryshe, ende nuk dihet nëse Eriksen do të mund të luajë serish futboll pas intervenimit që pati në zemrën e tij.