Ditën e sotme, kryetarja e komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi, është përplasur ashpër me deputetin socialist Plarent Ndrecën.
Pjesë nga debati:
Albana Vokshi: “Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen”.
Plarent Ndreca: “Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp”.
Albana Vokshi: “Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera“.
Plarent Ndreca: “Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare”.
Vokshi: “Unë aty ti të nisësh mbledhjen? Jam unë kryetarja këtu”.
Ndreca: “Nuk je pronarja, ulu bëj kryetaren mos bëj si e fortë”.
Vokshi: “Je injorant juridik! Je i pari që do e hash nga kolegët e tu”.
Vokshi kërkon që dëshmitari Gentian Opre, të dalë jashtë dhe kërkon ndërhyrjen e Gardës, por kjo nuk po ndodh.