Prej 10 ditësh në koma, 29-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Itali (FOTO LAJM)

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në Itali, pas 10 ditësh në koma pasi u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik.

Stiliano Filipi, 29-vjeç, po udhëtonte me motor në Dervio, kur u përplas me një furgon.

Ai mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, mjekët i dhanë pak shpresa familjarëve.

Megjithatë, gjatë gjithë këtyre ditëve, prindërit, miqtë e të njohurit të të riut nuk e humbën shpresën dhe u lutën që Stiliano t’ia dilte, por fatkeqësisht këtë të hënë 29-vjeçari ndërroi jetë. /albeu.com/

 


Shtuar 21.06.2021 21:12