Aksident në Fier/ Përplasen dy automjete, përfundon në spital shoferi

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në autostradën Fier- Lushnjë pranë vendit të quajtur pushimi i shoferit. Mësohet se një parakalim i drejtuesit të mjetit tip ‘Benz’ ka sjellë përplasjen nga pas me mjetin tip ‘Volkswagen’.

Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi i mjetit tip ‘Benz’ dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës.


Shtuar 6.10.2024 18:11

Tags: ,