Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën nacionale Lushnje-Berat. Mësohet se mjet tip Volkswagen që shërbente si taksi ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Kashtbardhë.
Më tej bëhet me dije se nga ky aksident ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit një 40-vjeçare me iniciale M.Sh. Mësohet se 40-vjeçarja ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Mjeti ka përfunduar në kanalin kullues përgjatë rrugës.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që për nxjerrjen e saj është dashur ardhja e zjarrfikësve të qytetit. Policia në vendngjarje po kryen dokumentimin e ngjarjes dhe po disiplinon trafikun.