Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Posaçme, po zhvillohet gjyqi për vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malkos. I pranishëm në seancë ka qenë i pranishëm autori i dyshuar i ngjarjes, Leonard Duka dhe nëna e të ndjerit, gjë që ka bërë që seanca të mos jetë e qetë.
E ëma e Malkos i është drejtuar Dukës duke i thënë: “O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty”?
Nga ana tjetër, duka është shprehur para togave të zeza duke thënë: “Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet, dua më shumë kohë”.
Prokurori Behar Dibra, ka deklaruar se e konsideron si kërkesë të padrejtë.
“Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot”, tha ai, teksa ka ndërhyrë sërish mamaja e Malkos duke thënë: Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje.
Gjyqtarja Rudina Palloi, u shpreh se kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit.
Gjykata: Meqenëse i pandehuri shfaqu pëlqim për t’u pyetur por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet. Është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë.
Leonard Duka: Prokurori është i njënashëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kerkon të me dënojë pa fakt pa asgjë.
Në këtë moment, nëna e Santigo Malkos ka shpërthyer në lot dhe ka dalë nga salla e gjyqit.