“Nuk ka organizatë kriminale më të fuqishme se Rama!”/ Hoxha: Drejtorin e policisë e zgjodhi KM-ja, ja karriera e tij

Artan Hoxha ka folur për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit që pritet të firmoset nga Edi Rama së shpejti. Emri i propozuar është Ilir Proda.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se drejtorin e ka zgjedhur ekskluzivisht Edi Rama dhe jo grupet kriminale, pasi sipas tij, nuk ka “asnjë bandë kriminale më të fuqishme se Rama”. Hoxha shpjegoi edhe karrierën e 43 vjeçarit Proda.

“Mendoj se në një vend si Shqipëria kryeministri ka marrë votën dhe merr përsipër edhe riskun. Si trajneri i kombëtares, Duka e zgjedh atë. Edhe drejtorin e përgjithshëm e zgjedh Rama, nuk mund të zgjedhë Lamallari.

Për mua, Edi Rama mund ta zgjidhte direkt, ai i thërret kandidatët. Gjëja tjetër, patjetër organizatat kriminale kanë patur interest të dinë se kush do të zgjidhet. Por sot, nuk ka asnjë organizatë më të fuqishme se Edi Rama. Sot nuk ka asnjë organizatë kriminale më të fuqishme se kryeministri. Kështuqë e vendos ai. E ka vendosur Edi Rama.

Tani vijmë te kandidati. Edhe në komunikatëtn e Ministrisë së Brendshme, kandidatët kryesorë, janë klasifikuar me shumë pak diferencë me njëri tjetrin. U zgjodh një i brezit të ri, 43 vjeç. Unë mendoj se një drejtor policie duhet ta ketë të fundit këtë në karrierë, jo të jenë të rinjtë.

Zoti Proda, është oficer që e ka nisur nga gaveta, ka ngjitur hierarkinë duke kryer të gjithë detyrat si inspektor, pasj shef komisariati, nëndrejtor krimesh, se aty mbledh edhe informacion dhe prej një viti ishte drejtori i policisë së Elbasanit.

Është emër i ri, që po vihet me këtë ide, jashtë ndikimeve dhe problematikave që ka patur Shqipëria. Pra këto çështjet që ka SPAK nëpër duar. Emri i parë që u lakua në një hetim të SPAK ishte pikërisht emri i Ilir Prodës, për çështjen e celularit që i mori SPAK.

Tani ndodhemi në momentin kur ky zotëri merr detyrën në një moment jo të favorshëm, e dëgjove Nokën çfarë tha. Objektivi kryesor janë zgjedhjet, duhet të thërrasë njerëzit”, tha Hoxha.


Shtuar 1.10.2024 23:00