Tetori rozë/ Rama apel grave dhe vajzave: Bëni mamografinë falas, kujdesuni për veten

Përmes një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka dhënë një mesazh drejtuar grave dhe vajzave, ndërsa tetori është caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.

Kreu i shtetit ka bërë apel ku u drejtohet grave dhe vajzave që të bëhet mamografia, duke u shprehur “kujdesuni për veten”.

Postimi i Ramës:

“MIRËMËNGJES, dhe me thirrjen e përvitshme në çdo Tetor Rozë për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë”, apelon kryeministri Edi Rama.


Shtuar 1.10.2024 08:27