Mbappé: Po krijojmë mirëkuptim me Vinicius

Pas dy golave të shënuar ndaj Betisit para pushimit, Kylian Mbappé përsëriti veten ndaj Real Sociedad: në 2-0 të skuadrës së Ancelottit është edhe nënshkrimi nga pika e bardhë e sulmuesit francez:

“E kuptuam se ndeshja do të ishte e vështirë dhe në fund fituam. Vuajtëm pak sepse luajtëm kundër një ekipi të mirë. Duhet të vazhdojmë të fitojmë për të arritur objektivat tona”, tha ish-lojtari i PSG-së për LaLiga TV.

Mbappé foli edhe për mënyrën se si po ecën përshtatja e tij:

“Unë përmirësohem në çdo ndeshje, e kuptoj më mirë se çfarë kanë nevojë skuadra, shokët e mi dhe trajneri. Vinicius? Ne kërkojmë njëri-tjetrin në stërvitje për të krijuar një mirëkuptim dhe për të ndihmuar ekipin. Ai është një lojtar i madh dhe jam i lumtur që luaj me të te Real Madrid. E rëndësishme është të shënosh, jo kush i ekzekuton penalltitë. Në fund të dy shënuam”.

Tani Champions League: “Është shumë e rëndësishme. Erdha në Madrid për të përjetuar këto lloj netësh, siç thashë në ditën e parë. Jam i fokusuar, duam një fitore për ta nisur mirë edhe këtë Champions League, e cila ka ndryshuar me këtë format të ri”.


Shtuar 16.09.2024 10:59