Përplasje brenda PS? Peleshi tregon çfarë ndodhi mes deputetëve socialistë pas vendimit të Ramës

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka treguar se nuk ka pasur kontestime brenda partisë ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama, që deputetët me më shumë se 1 mandat të renditen në listën e hapur.

Niko Peleshi: “Nuk e quaj përplasje, por ka garë që është e shëndetshme, gara kryesore është me kundërshtarët politike dhe është nejrëzore që çdo deputet apo kandidat për deputet të synojë të marrë sa më shumë mbështetje e vota që të listohet sa më lart në listë, kjho është e shëndetshme, jo përplasje”.

Pyetje: A ka patur kontestime?

Niko Peleshi: “S`ka patur kontestime dhe as nuk ka pse të ketë. Herën e kaluar ishte një sistem të ngjashëm, e kemi eksperiencën nga hera e kaluar, ishte garë e brendshme që çoi maksimizimin e votave”.

Pyetje: Ju ka larguar nga posti i ministrit

Niko Peleshi: “Nuk jemi të përjetshëm. Është gjëja e fundit që i intereson shqiptarëve, si e ka emrin ministri”.


Shtuar 10.09.2024 12:33