Sylvinho bën gati formacionin anti-Gjeorgji, Kvara “kushtëzon” zgjedhjet e brazilianit

Shqipëria sfidon sot në mbrëmje Gjeorgjinë dhe me sa është kuptuar nga përgatitjet e fundit tekniku Sylvinho ka pak dilema për formacionin.

Braziliani nuk pritet që të ndryshojë shumë gjëra nga ndeshja me Ukrainën përsa i përket formacionit titullar edhe pse thuhet se ka një balotazh.

Hysaj apo Balliu? Kjo është dilema që ka munduar Sylvinho-n sa i përket krahut të djathtë të mbrojtjes. Zona është nga të preferuarat e Khvicha Kvaratskhelia, i cili operon në krahun e majtë të sulmit të ekipit të Sagnol.

Formacioni i mundshëm:

SHQIPËRIA 4-3-3: Strakosha; Hysaj/Balliu, Ismajli, Kumbulla, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani, Manaj


Shtuar 10.09.2024 10:03