Një ditë pas Asamblesë së PS-së, Rama mbledh Kryesinë e re

Pa kaluar 24 orë nga zgjedhja e Asamblesë, Edi Rama do të mbledhë sot Kryesinë e re.

Takimi i parë i Kryesisë së re mbahet sot në selinë rozë ora 18:30.

Asambleja votoi dje për kryesinë e re që do të përbëhet nga 10 emra. Për votim kryeministri propozoi 14 emra, 7 gra e 7 burra.

Kryesia e re e PS-së është: Arben Pëllumbi, Erjon Braçe, Eduard Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu, Albana Koçiu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu dhe Lindita Nikolla.

Jashtë saj mbetën Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi.


Shtuar 9.09.2024 10:32