Ardian Ismajli: Mund të shënonim më shumë

Ardian Ismajli ishte një nga lojtarët më të dalluar në fitoren kuqezi, 2-1 përballë Ukrainës në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve, jo vetëm për golin e shënuar por dhe pwr ndërhyrjet e bëra në disa raste të krijuara nga kundërshtari.

Pas ndeshjes autori i golit të barazimit u shpreh:

“Kemi besuar se mund të fitonim, e dominuam Ukrainën, kishim mundësi të shënonim 3 apo 4 gola. E merituam plotësisht. Është normale që në minutat e fundit të tërhiqesh, sepse duhet të mbronim rezultatin dhe ia dolëm”.

Mungesa e minutave në Evropian

“Është e vërtetë që nuk kisha minuta në Evropian, por unë jam profesionist, e pranova vendimin e trajnerit me sportivitet. Gjithmonë kam dhënë maksimumin në Kombëtare dhe do vazhdoj ta bëj deri në fund. Mentalisht nuk kam qenë mirë, por më ndihmuan pushimet, më pas u rikthyem te skuadrat tona dhe u rikthyem si profesionistë të vërtetë”.


Shtuar 7.09.2024 23:30