Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano, është kthyer në temën e nxehtë të ditës pas daljes në dritë të marrëdhënies së tij jashtëmartesore me Maria Rosaria Boccia, një personazh i njohur në rrjetet sociale në vendin fqinj.
La Stampa, publikoi një intervistë me gruan e kthyer në protagonisten e një çështjeje që tashmë ka marrë ngjyrime politike.
Kjo ishte intervista e parë e saj, që kur një gazetë vendase publikoi në 26 gusht publikoi një foto, ku ajo falenderonte Sangiulianon për emërimin si “Këshilltare i Ministrit për Ngjarjet e Rënda”.
Pas postimit, vërshuan në media raportime të ndryshme për një mohim të këtij faktit nga ana e ministrisë.
Që atëherë, Boccia ka publikuar vazhdimisht foto e pamje për të vërtetuar përfshirjen e saj në aktivitetet institucionale të ministrisë, duke bërë që çështja t`i ngjasojë gjithmonë e më shumë një skandali politik.
Kjo e detyroi Sangiulianon vetë të ndërhynte, duke dhënë një intervistë në Tg1 ku pranonte lidhjen me Boccia-n, por sqaroi se asnjë nga shpenzimet e udhëtimeve me të nuk ishin mbuluar nga buxheti i qeverisë dhe paratë publike, por personale.
Ai shtoi gjithashtu, se i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Giorgia Meloni, e cila u refuzua. 41-vjeçarja ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se ka punuar si këshilltare e ministrit italian dhe ka marrë pjesë në udhëtime të shumta pune.
Ajo shkoi më tej me pretendimet se disa njerëz, e kanë shantazhuar ministrin për përfitimet e marra prej saj. Vetë stafi i Sangiuliano njoftoi “një takim me avokatët për të vlerësuar paraqitjen e një ankese në Prokurori”.