U largua nga ‘Portokallia’, përlotet Xhemi Shehu: Do më mungojnë

Moderimi i emisionit investigativ “Fiks Fare” këtë sezon i është besuar dy figurave të njohura të publikut shqiptar, Julian Deda dhe Xhemi Shehu. Ata kanë qenë mëngjesin e sotëm të ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për emocionet e kësaj eksperience të re.

Përveç ‘Fiks Fare’, Xhemi foli edhe për ‘Portokallinë’, për të cilën tha se mund të rikthehet për të luajtur ndonjë rol.

‘“Portokallia” është dashuria e vjetër, mund të jem ndonjëherë për ndonjë rol bashkë me Julin’

E pyetur se çfarë do t’i mungojë nga “Portokallia”, Xhemi Shehu me lot në sy dhe e mallëngjyer u përgjigj:

‘Do më mungojnë të gjithë kolegët. Janë shumë të mirë dhe do më mungojnë shumë, është një staf që e dua shumë. I uroj shumë suksese Nevinës, e di që do shkëlqejnë, do jenë shumë mirë’


Shtuar 2.09.2024 11:16