Vodhën çantën me para të çiftit shqiptar, arrestohen dy turiste në Turqi

Një çifti shqiptarësh i vjedhin çantën të cilën e kishin harruar në një kafe në qytetin Goreme të Nevşehirit në Turqi.

Sipas mediave të huaja, çanta u vodh nga dy turiste të huaja, të cilat për momentin janë të paidentifikuara për mediat.

Dy shqiptarët kanë deklaruar se kishin në çantën e tyre karta identiteti, karta bankare, 12 mijë e 100 paund dhe 1500 dollarë australianë, që i korrespondojnë rreth 600 mijë lira turke.

Pas njoftimit, janë nisur menjëherë hetimet nga ana e autoriteteve në Turqi, për zbardhjen e ngjarjes.

Në hetimin e kryer nga ekipet, të dyshuarat për vjedhje u kapën në një afat të shkurtër prej 8 orësh dhe iu dorëzuan organeve të drejtësisë, falë ekzaminimit të kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës dhe kontributeve të punonjësve të ndjeshëm të biznesit.

Po ashtu bëhet me dije se paratë dhe sendet e vjedhura në këtë ngjarje i janë dorëzuar çiftit shqiptar.


Shtuar 28.08.2024 18:14