Klea Prenga, vajza e cila u sulmua me gota në një restorant në Tiranë nga ish-banorja e Big Brother Vip, Antonela Berisha dhe motra e saj Mariela Berisha, ka reaguar pas publikimit të pamjeve nga momenti i ngjarjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai i ka cilësuar dy motrat “dhjakse fundërrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë”, ndërsa shton se edhe pse e gjakosur, nuk ndalova së mbrojturi veten time.
Ndër të tjera ajo është shprehur se nuk do të lejoj që dhuna ta mposhtë, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.
“Pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time. Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë i Klea Prengës
Të dashur miq,
Pamjet e sulmit të shpifur u shpërndan sot, ato tregojnë vetëm forcën time për të vazhduar përpara. Edhe pse e gjakosur nuk ndalova së mbrojturi veten time.
Dhjakse fundurrina që godasin nga mbrapa një person që është duke ngrënë, harrojnë që ka një Zot atje lart që më mbron.
Falenderoj Zotin për forcën që më dha dhe vazhdon të më japi. Unë nuk do të lejoj që dhuna të më mposhtë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, ajo më jep forcë të luftoj që drejtësia të shkoj në vendin e duhur.
Në pamjet e publikuara, motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.
Siç duket edhe në këto pamje sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr një gotë qelqi nga një tavolinë tjetër dhe fillon të dhunojë Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.
Mes të tria vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga. Në këtë moment ndërhynë persona të tjerë në lokal që ndanë motrat Berisha nga vajza e re.