Lampard pa përvojë, Bayerni i avantazhuar në Champions ndaj Chelsea

Sipas ish-yllit të Chelsea, Ballack, Bayern Munchen është favorit ndaj “bluve të londrës” në ndeshjen e fazës së 1/16 në Champions League.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë e kishte pësuar një eliminim të hershëm nga gara më prestigjioze e Evropës sezonin e kaluar, pasi që fituesi eventual, Liverpooli, i kishte dërguar në shtëpi.

Pasi kishte arritur deri në gjysmëfinale në katër nga pesë vjetët paraprake që nga suksesi i tyre në vitin 2013, Bayerni tani dëshiron ta ketë sërish një ndikim më të madh në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Përderisa është i vetëdijshëm se s’do ta kenë të lehtë kundër Chelseat – në një përsëritje të finales së sezonit 2011/12, kur Chelsea kishte triumfuar në penallti pas barazimit 1:1 në Munih – Ballack beson se Bayerni e ka epërsinë në këtë ndeshje.

“Bayerni është favorit, për shumë arsye. Përvoja është në anën e tyre”, ka thënë Ballacku.

“Dënimi që Chelsea e kishte për të mos iu lejuar transferimi i lojtarëve bëri që ata të detyrohet t’u besojnë lojtarëve të rinj. Edhe trajnerin e kanë të ri dhe pa përvojë në këtë punë dhe kjo është një epërsi e madhe për Bayernin”.

“Një plus i madh për Bayernin është edhe niveli i paraqitjeve të lojtarëve tani. Ata janë shumë më stabilë sesa që ishte gjatë vjeshtës së kaluar”.


Shtuar 12.02.2020 13:01