“Unë nuk akuzoj pa bazë”, motra e Egli Progës nga tubimi: Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë

Motra e Egli Progës ka mbajtur fjalën e sjaj para qytetarëve të cilet janë mbledhur para Kryeministrisë në tubimin e organizuar për 42-vjeçarin i cili u dhunua për vdekje para disa ditësh në Pogradec. Gjatë fjalës së saj motra e 42-vjeçari u shpreh se vëllaiu i sja nuk vdiç nga një grusht po u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ajo shtoi se këto 9 ditë drejtësia nuk ka bërë asgjë ndërsa autorët pinë raki. Motra e viktimës u shpreh se prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës së saj. Ajo më tej ka theksuar se vrasja ë të vëllait është e organizuar për të shpëtuar të tjerët.

Ajo ka vënë në pikëpyetje levizjet e autorit që ka marrë përsipër ngjarjen ku sipas saj në lidhje me vrasjen nuk ka dëshmitarë dhe as kamera. Ajo ngriti pyetjen se përse u dorëzua kur nuk ka prova kundër tij.

“Prokuroria, gjykata dhe policia ta dëgjojnë mirë. Egli u vra nga 4 kriminelë në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Unë nuk akuzoj pa bazë vetëm sepse më ka vdekur vëllai me të cilin u rrita. I thashë prokurores se nuk mund ta bëjë drejtësinë e vëllait tim. Ai u qëllua nga 4 barbarë. Njëri prej tyre u dorëzua në formë të kontrolluar, të tjerët kanë 9 ditë që pinë raki. Kjo është drejtësia? Prokurorja që la barbarët të pinë raki u hoq nga çështja pas kërkesës sime.

Horri që ka marrë përispër vrasjen është organizuar që ta marrë ai që të shpëtojnë të tjerët. Ky maskara kur u dorëzua në polici tha se Eglin nuk e preku fare me dorë. Nuk ka dëshmitarë, kamera. Përse u dorëzua kur nuk ka prova? Sepse thanë se Egli vdiq nga pija? Një nga vrasësit e vëllait tim fjeti gjumë dhe thirri avokatin për t’u dorëzuar. Ky maskara tha se Egli vdiq vetë, nuk e preku me dorë. Policia e pa për 30 minuta që lëngonte në rrugë dhe nuk e prekën me dorë. Maskarai që e vrau e pa dhe nuk e ndihmoi. Ai ka emër, Leonidha Guçe”, u shpreh ajo.


Shtuar 19.08.2024 20:40