Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Zim Zenel të qytetit të Krujës. Mësohet se 45-vjeçari Arjan Alushi ka gjetur vdekjen teksa po hante fiq në një pemë në lagjen e tij.
Gjithashtu 45-vjecari ka hipur në pemën e fiqve, por ka gjetur vdekjen nga korrenti, i cili kishte elektrizuar pemën. Shkak i elektrizimit të pemës janë kabujt e firmave private të internetit, të cilat ndërhyjnë pa asnjë norme e pa asnjë kriter në rrjetin e shpërndarjes të OSHEE.