Garuan për Shqipërinë në Lojërat Olimpike dhe hynë në historinë e sportit shqiptar, Qeveria jep 14.7 mln lekë për dy mundësit

Dy mundësit Islam Dudaev dhe Chermen Veliev, të cilët garuan për Shqipërinë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, dhe u futën në historinë e sportit shqiptarë, pasi për herë të parë ia dolën që t’i sjellin vendin tonë, medaljet e para Olimpike, do të shpërblehen nga qeveria.

Qeveria ka miratuar 14.7 milionë lekë të reja shpërblim për sportistët fitues të medaljeve olimpike me rezultatet të larta si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku theksohej se “programit buxhetor ‘Për zhvillimin e sportit’, i shtohet fondi prej 14 700 000 (katërmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh për shpërblimin e sportistëve fitues të medaljeve olimpike dhe me rezultate të larta, si dhe të trajnerëve të tyre, pjesëmarrës në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’. Shpërblimi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Vendimi është marrë më 12 gusht me firmë të kryeministrit Edi Rama.


Shtuar 15.08.2024 10:10