Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar, banorët përplasen me policinë

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar.

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Kërkesa thelbësore e qytetarëve ëshë hapja e një rruge dytësore.

“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët.

Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues.

Qytetarët janë përplasur edhe me forcat e policisë për të hapur rrugën.


Shtuar 13.08.2024 19:07