Mbyllet saga e XRP, gjykata Amerikane vendos në favor të Ripple

Ripple Labs është urdhëruar nga gjykata e Mahnhattan të paguajë Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) 125 milionë dollarë penalitetet lidhur me akuzat e shitjes së kriptomonedhës XRP.

SEC ka kërkuar penalitete dhe gjoba me vlerë 2 miliardë dollarë kundër Ripple Labs. Ky penalitet i imponuar nga gjykata ka vlerë vetëm një fraksion i shumës së kërkuar nga autoritetet.

SEC kishte paditur Ripple, CEOn e saj Brad Garlinghouse dhe bashkëthemeluesin Chris Larsen në 2020-ën duke i akuzuar ata për ngritjen e 1.3 milionë dollarë fonde në letra me vlerë të paregjistruara përmes shitjes së XRP.

Çështja është ndjekur me vëmendje të madhe dhe është padia më e bujshme bërë nga SEC në industrinë e kriptomonedhave.

“Respektojmë vendimin e gjykatës dhe qartësinë që sjell për rritjen e mëtejshme të kompanisë sonë,” tha CEO i Ripple përmes një postimi në X.

Menjëherë pas publikimit të vendimit, vlera e XRP u rrit me 17 përqind. Tregtuesit e kriptoaseteve e kanë pritur këtë vendim që prej muajit Korrik.

Tregjet reaguan ku XRP shkoi nga 0.5 dollarë në 0.65 dollarë ndërsa volumi i tregtimit shkoi në 4.2 miliardë dollarë në 24 orët e fundit. /PCWorld Albanian

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.


Shtuar 9.08.2024 14:11