Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë. Konkretisht ngjarja ka ndodh në lagjen “Hajro Çakërri”, në kodrat e qytetit bregdetar.
Gjithashtu dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë shkëndija elektrike, e cila ka sjellë shkrumbimin e banesës. Megjithatë edhe pse zjarrfikësit kanë mbërritur në terren, flakët e e kanë “pushtuar” banesën.