Carlo Ancelotti synon ta mbyllë karrierën e tij si trajner me Realin e Madridit.
Të paktën kjo është ajo që synon tekniku italian, i cili së fundmi thekson se nuk e emocionon ideja për të drejtuar një ekip kombëtar dhe për më tepër nuk është i bindur nëse do të mbërrijë oferta e duhur.
“Ideja ime është që Real Madridi të jetë klubi im i fundit.
Nëse do të ketë një mundësi për të trajnuar një ekip kombëtar, nuk e di.
Por, në parim nuk jam shumë i emocionuar për të drejtuar një ekip kombëtar sepse do të humbisja atë që më pëlqen më shumë, që është jeta e përditshme.
Më pëlqen shumë ajo që bëj aktualisht”, u shpreh Ancelotti.