Federata Nigeriane e Atletikës përfshihet nga skandali. Drejtuesit e kësaj federate kanë harruar të regjistrojnë një atlete për të konkurruar në Olimpiadë. Bëhet fjalë për Favor Ofili, që garon në 100 metra.
“Katër vjet stërvitje, për çfarë?” – shkroi ajo në rrjetet sociale. “Kam punuar katër vite për të fituar këtë mundësi. Dhe për çfarë?”. Kjo është ndjesia e Ofilit pasi mësoi se nuk do të mund të vrapojë në garën e 100 m. E gjitha është për shkak të një gabimi administrativ, pasi emri i saj nuk figuron në listën e regjistrimit të IOC, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.
Por Komiteti Olimpik Nigerian i hedh poshtë akuzat, duke deklaruar se ata e kanë dërguar të gjithë listën emërore të atletëve në Federatën Botërore. Ofili është një nga 56 atletet e kualifikuara në 100 metra. Për fat të mirë, atletja 21-vjeçare do të mund të marrë pjesë në dy garat e tjera për të cilat është regjistruar në paris 2024, në 200 metra dhe stafetë 4×100 metra. “Ne po përpiqemi të gjejmë rrënjën e problemit, sepse ajo u kualifikua dhe rezultati u dërgua në Atletikën Botërore,” tha Solomon Ogba, nënkryetar i Komitetit Olimpik Nigerian.
Thelbi i çështjes është kur u zhduk emri i atletes së re nga lista, e cila do të humbasë këtë ngjarje historike në 100 m, por që do të ketë ende mundësi në dy gara të tjera. Çështja ka mbërritur në nivelet më të larta në Nigeri. I pari që komentoi skandalin ishte ministri i sportit, John Owan Enoh. Ai tha se çështja do të hetohet dhe do të ketë “sanksione të rënda” për ata që do të shpallen fajtorë për mbikëqyrjen.