Auron Tare tregon si e dhunuan në Tepelenë: Kam kryer kallëzim penal

Në Bëncë të Tepelenës është zhvilluar sot një protestë nga banorët kundër një firmë që po kryen punime në zonë.

Pjesëmarrës në protestë ka qenë dhe eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, i cili gjatë përplasjeve është dhunuar.

Tare është shprehur se ka qenë aty në kuadër të mbrojtjes së zonave turistike dhe gjatë protestës është sharë dhe dhunuar nga një punonjës i firmës.

“Isha në kuadër të mbrojtjes së zonave turistike. Jam sharë dhe goditur nga një person për të cilin kam kryer dhe kallëzim në polici. Firma po e kthen kantierin në gurore që në dijeninë time është pa leje”, është shprehur Tare./albeu.com


Shtuar 18.06.2021 13:16