Vijon situata dramatike me zjarrin në Shëngjin, mbërrijnë avionët “Canadair” nga Italia, ndërhyjnë nga ajri për fikjen e zjarreve

Vijon situata dramatike në Shëngjin, si pasojë e flakëve. Këto të fundit mësohet se tashmë janë shumë pranë disa ndërtesave, teksa detyrojnë edhe ekipet zjarrfikëse të largohet me shpejtësi. Pavarësisht se në operacion për shuarjen e zjarreve janë angazhuar edhe avionët e posaçëm, duket se situata mbetet e rëndë.

Gjithashtu në lagjen e portit në Shëngjin është kërkuar evakuimi i banorëve pasi ndodhet një depozitë gazi 5 mijë litërshe. Ndërkohë ekipe zjarrfikësisht, të ndihmuar nga forcat vullnetare, banorë të zonës dhe policia, prej disa orësh janë në luftë me flakët.

Dy avionë të ardhur nga Italia menjëherë kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në Shëngjin.

Avionët “Canadair” po mbushin ujë në det, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Më herët, edhe helikopteri i ushtrisë “Cougar” ka nisur ndërhyrjen nga ajri.

Në lagjen afër Portit në Shëngjin është urdhëruar evakuimi i banorëve, pasi ka rrezik që flakët t’i afrohen një depozite gazi me kapacitet prej afro 5000 litrash.


Shtuar 30.07.2024 20:10