Zjarret “pushtojnë” Maqedoninë e Veriut, 41 vatra zjarri janë aktive, raportohet për një viktimë

Zjarret që shpërthyen në zonat pyjore në Maqedoninë e Veriut, kanë shkaktuar një të vdekur, njoftoi qendra e menaxhimit të krizave të vendit.

Sipas autoriteteve, më shumë se 41 vatra zjarri janë ende aktive, shumica prej tyre në pjesën lindore të shtetit ballkanik.

Shumë shtëpi u shkrumbuan dhe banorët e disa fshatrave, u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Që nga fillimi i korrikut, zjarret kanë shkatërruar mijëra hektarë bimësi në vend.

Në vitin 2021, rreth 100,000 hektarë u dogjën.


Shtuar 30.07.2024 09:21