Ndryshimet në kabinetin qeveritar, shtyhet për nesër seanca e jashtëzakonshme plenare

Seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri, është shtyrë për ditën e snesërme. Ndryshimet e propozuar nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS, u dekretuan ditën e djeshme nga presidenti Bajram Begaj.

Në seancën që ishte planifikuar të mbahej sot pasdite, pritet të bëhet betimi i Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit dhe betimi tre ministrave të rinj.

Ndryshimet në qeveri dhe PS

Elisa Spiropali, ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikolla

Taulant Balla, ikën nga posti i ministrit të Brendshëm, emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin, post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha, emërohet Ministër i Brendshëm, post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla, aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së.

Petrit Malaj, emërohet Ministër i Financave, post i mbajtur deri sot Ervin Mete, aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu, emërohet Ministër i Mbrojtjes, post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi, aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi, ikën nga posti i kryetarit të grupit PS, emërohet Nënkrytetar i parlamentit, post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.