Ermal Krasniqi ka realizuar golin e parë në kampionatin çek.
Sulmuesi shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 95′, ndërsa Sparta e Pragës fitoi 1-4 përballë Teplices.
Kartoni i 25-vjeçarit u ble nga Rapidi i Bukureshtit për shifrën e 2 milionë eurove gjatë kësaj vere.
Gjatë sfidës së sotme u aktivizua në minutën e 69.
Në anën tjetër Qazim Laçi e nisi nga minuta e parë.
Sparta e Pragës korri fitoren e dytë në kampionat për po aq ndeshje të luajtura.
Ermal Krasniqi a jeho premiérový gól v lize. 👏⚽️ pic.twitter.com/QzSqJKYzmk
— Chance Liga (@chanceliga) July 27, 2024