Në seancën e sotme parlamentare, deputetët e opozitës dhe ata të mazhorancës, kanë debatuar me tone të larta
Gazment Bardhi, u shpreh se Kuvendi po shkel ligjin, pasi ka hequr nga lista raportimin e kreut të KLSH në seancë, për shkak se duhet të mbyllet sesioni brenda korrikut.
Deputeti i PS Erion Braçe, u shpreh se kreu i KLSH ka raportuar për disa herë në Komisionin e Ekonomisë, dhe se anëtarët e PD nuk i kanë bërë asnjë pyetje.
Braçe: “Në Komision nuk kanë bërë asnjë pyetje, sot stisin një seancë vetëm me pyetje, kjo është e neveritshme, e një niveli ordiner”.
Më pas Bardhi ka replikuar nga vendi dhe pa mikrofon, ku me tone të larta i është drejtuar Braçes duke i thënë “palaço”.
Bardhi: “Kur shkel Kushtetutën, palaço je”.
Gazment Bardhi e akuzoi Erion Braçen për gjuhë jo të hijshme. Sakaq, socialisti mohoi që të kishte fyer demokratin, por më pas iu drejtua me fjalën legen.
Bardhi: “Kujt i thua ordiner ti”?
Braçe: “Nuk i thashë as atij, asnjë personi tjetër. Ik more mos na hap barkun, o legen”!