E rëndë në Maliq/ Abuzonin prej muajsh se*sualisht me një 15-vjeçare, vihen në pranga dy persona

Uniformat blu në Maliqi, kanë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë abuzuar s*sualisht me një të mitur.

Sipas informacioneve, nga policia në pranga kanë rënë një 41-vjeçar dhe një 22-vjeçar.

Vajza ka qenë ajo që ka rrëfyer të gjithë ngjarjen në polici pas denoncimit që ka bërë nëna e saj. Policia ndërkohë po vijon hetimet.

Ngjarja e rëndë është zbuluar në Maliq, Korçë, pas denoncimit të nënës së vajzës 15-vjeçe.

Policia e Maliqit ka arrestuar një 41-vjeçar dhe një 22- vjeçar të cilët sipas denoncimit të bërë publik, dyshohet se prej disa muajsh abuzonin seksualisht me një të mitur.

Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.

Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.


Shtuar 24.07.2024 09:39