Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në segmentin rrugor Mamurras-Laç. Mësohet se 82-vjeçari H.C është rrëzuar me motor sapo ka dalë nga dera e oborrit të shtëpisë.
Për pasojë i moshuari ka humbur jetën në spital.
Njoftimi i Policisë:
Në segmentin rrugor Mamurras-Laç, shtetasi H. C., 82 vjeç, sa ka dalë nga dera e oborrit të banesës me motomjet është rrëzuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.