Policia Rrugore ka njoftuar se në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar, janë vendosur radarë shpejtësie. Sipas Policisë radarët janë instaluar për të mbrojtur jetët e qytetarëve si dhe për të siguruar një lëvizje të sigurtë.
Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e kufijve të shpejtëisë, pasi çdo shkelje e tyre mund të ketë pasoja të rënda.
Njoftimi i plotë:
Për të përmirësuar sigurinë në rrugët tona dhe për të reduktuar shpejtësinë e lartë, Policia e Trafikut ka instaluar radarë të shpejtësisë në aksin e ri rrugor, autostrada Thumanë-Kashar.
Këto radarë janë vendosur për të mbrojtur jetët e qytetarëve dhe për të siguruar një lëvizje më të sigurtë për të gjithë.
Mesazhi ynë për ju:
Respektoni kufijtë e shpejtësisë dhe kontribuoni në sigurinë e rrugëve tona. Çdo shkelje e shpejtësisë mund të ketë pasoja të rënda për ju dhe për të tjerët.
Bashkëpunimi juaj është thelbësor për një mjedis më të sigurtë rrugor. Faleminderit për mirëkuptimin!