Shorti i Conference League/ Egnatia dhe Partizani mësojnë rivalët e turit të 3-të

Vetëm pak minuta më parë u hodh shorti ku u caktuan çiftet e raundit të tretë eliminator të Conference League. Partizani dhe Egnatia i njohën më kundërshtarët e tyre në këtë raund, nëse ia dalin të kalojnë rivalët përkatës në fazën e dytë.

Fati ka shmangur derbin e shqiptarëve, ku Egnatia nëse kalon në raundin e 3-të do të përballet me fituesin e çiftit Virtus A.C. 1964 (SMR)/ FC Flora Talin (EST). Ndeshjen e parë rrogozhinasit do ta luajnë në Shqipëri.

Ndërkohë Ballkani do të sfidojë Larne FC (NIR), ndërsa Struga nëse kalon në fazën tjetër do të duelojë me fituesin e çiftit FC Differdange 03 (LUX)/ FC Ordabasy (KAZ). Kundërshtarë i vështië për Deçiq, ku nëse kalon në turin e 3-të do të sfidojë gjigantët filandez të HJK Helsinki.

Në rrugën tjetër Partizani nëse kalon në fazën e 3-të do të takohet me fituesen e çiftit Istanbul Başakşehir (TUR)/ La Fiorita 1967 (SMR). Ndeshjet e parë do ta luajnë në shtëpi, ndërsa të kthimit në transfertë.


Shtuar 22.07.2024 15:23