21 janari në SPAK/ Xhaxhai i Aleks Nikës zbardh detaje nga dëshmia para Prokurorëve të Posaçëm: U thirra për kasetën, të hetohet zinxhiri komandues

Xhaxhai i Aleks Nikës, pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin, u shpreh se ka besim që Prokuroria e Posaçme do ta çojë deri në fund hetimin e ngjarjes.

Ai ka zbuluar detaje nga dëshmia e tij, ndërsa edhe një herë ka përsëritur kërkesën për hetimin e zinxhirit komandues, nga Garda tek ish- kryeministri Berisha dhe ish-ministri Basha.

“Kasetën e ka Artan Hoxha e do ta dorëzojë në SPAK.

Pame se SPAK rinisi hetimet dhe premtimi është që do respektohen procedurat.
Ne kemi dhënë fakte të tjera më parë në Prokurorinë e Tiranës.

Unë them se siç ka nisur hetimit, çështjen do ta çojë deri ën fund. Nuk ka ndikime politike dhe do ta zbardhë çështjen deri në fund.

U thirra për kasetën. Kasetën e Artan Hoxha dhe është i gatshëm ta dorëzojë.

Pamjet do të grupohen dhe do t’i jepen SPAK-ut.

Sot trajtuam edhe anën teorike sepse ka probleme në procedurën penale, lidhur me parashkrimet. E ngrita si shqetësim. Kërkojmë hetim për zinxhirin komandues.

Nuk kishte vullnet politik, ishte një krim shtetëror.

Kërkojmë hetimin e komandës së Gardës, kryeministri i kohës dhe ministri”, tha ai.


Shtuar 22.07.2024 14:48