Aksident i rëndë në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, raportohet për të plagosur

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në Shkodër, ku për pasojë janë lënduar dy gra të moshave 57 dhe 54 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Rrjoll- Shkoder”, ku automjeti ku me drejtues një 66 vjeçar, ka përplasur një automjet. Dy të lënduarat janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë mjekim.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 21.07.2024 16:23