Sara Gjordeni ka reaguar pas thashethemeve se ishte pikërisht ajo “molla e sherrit” që çoi në përfundimin e kontratës mes Bardhit dhe menaxherit të tij, Jetmir Agaj, i cili doli hapur kundër lidhjes së tyre teksa çifti ishin në Big Brother Vip.
Ish-Missi, e cila është në pritje të ëmbël dhe së shpejtë do të sjellë në jetë vajzën, është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me marrëdhënien e Bardhit me ish-menaxherin e tij.
Ajo thekson se u shokua kur doli nga shtëpia e Big Brothet Vip dhe zbuloi ofendimet që Jetmiri kishte bërë kundrejt saj, por theksoi se kurrë nuk ka ndërhyrë në raportin mes tyre.
“Bardhi është i rritur vetë dhe nuk i merr gruas dorën se çfarë bën me karrierën e tij. Unë jam juriste bankash, jo menaxhere artistash”, theksoi ajo.
Gjithashtu shtoi se Bardhi dhe ish-menaxheri i tij janë ndarë për çështje biznesi.