Noizy zbulon të vërtetën nëse është i dashuruar me dikë

Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy ishte ftuar së fundmi në një Podcast” ku ka folur për jetën e tij romantike, për të cilën audienca ka shumë kuriozitet. Pasi ai është një ndër figurat më hermetike në showbizin shqiptar.
Mes të tjerash Noizy është ndalur te dashuria e tij e parë duke thënë se dashuria më e sinqertë është ajo që ka patur për nënën e vajzës së tij.

I pyetur se kur ka qenë njëherë Noizy shumë i dashuruar, ai përgjigjet:“Ish e dashura që kam dhe vajzën me të ka qenë dashuria e parë. Ajo është hera e parë dhe e fundit që kam dashuruar. Është si kur thyhet akulli ose pasqyra dhe ti e bashkon por shenjat duken përherë. Ajo është dashuria e parë më e sinqertë kur dashuron në moshë të vogël. Nuk më është dhënë mundësia të jemi një familje normale”.

Noizy thekson se nuk beson më tek dashuria pas dashurisë së parë.
Ai shton se është single dhe i fokusuar në muzikë: “ Të dashurat akoma nuk kanë hyrë në jetë, kanë qenë prioritet familja dhe muzika, por mbi të gjitha muzika”.


Shtuar 19.07.2024 19:24