Vende pune ka, por problemi është aftësia/ Rama thirrje emigrantëve: Nëse ktheheni nga Greqia, do të fitoni më shumë

Kryeministri i vendit Edi Rama, u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë që të kthehen për të punuar në vendin e tyre, teksa u shpreh se në industrinë e turizmit në Shqipëri, paguhet njësoj si në shtetet përreth.

Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se vende pune ka, por problemi është aftësia.

Rama shtoi se shqiptarët të cilët punojnë në Greqi në sektorin e turizmit, po të kthehen në Shqipëri në fund të muajit do të kenë bilanc të ardhurash më pozitiv.

“Në industrinë e turizmit në Shqipëri, jo vetëm që ka vende pune, por me gatishmërinë për të paguar njësoj si në vendet rreth e rrotull.

Problemi është aftësia, përtej paragjykimeve dhe keqinformimit, që pengon njerëz që nga vendi ynë kanë shkuar në Greqi që punojnë në sektorin e turizmit atje dhe po të kthehen dhe të angazhohen këtu, padiskutim në fund të muajit do të kenë bilanc të ardhurash më pozitiv. Do të jenë pranë shtëpisë së tyre, do të kenë shpenzime më modeste transporti, taksa më të ulëta e me radhë. Kjo vlen për të gjitha fushat”, tha Kryeministri.


Shtuar 19.07.2024 14:55