Vranë dhe groposën babain/ Prokuroria e Durrësit hetime nëse krimi ishte i paramenduar, kryhet akt ekspertimi psikiatrik për tre fëmijët

Në vazhdën e hetimeve për ngjarjen e rëndë të shkurtit të këtij viti në Shënavlash të Durrësit, ku tre fëmijët vranë dhe groposën në kasolle babanë e tyre, Pëllumb Metën, Prokuroria e Durrësit vijon hetimet për zbardhjen e shkakut të vërtetë të ngjarjes, ku së fundmi u është kryer edhe akt ekspertim psikiatrik, Hygertës, Hysen dhe Amarildo Metës, madje Hygerta Meta.

Burime bëjnë me dije se një grup mjekësh ekspertë që trajtojnë problemet e shëndetit mendor, kanë kryer ekspertimin psikiatrik për të parë nëse fëmijët e Pëllumb Metës, kanë probleme të shëndetit mendor.

Nëse do të rezultojë që tre fëmijët nuk kanë probleme të shëndetit mendor, mbi ta mund të rëndojë akuza e vrasjes me paramendim.

E pavërtetuar me prova shkencore është se cili nga fëmijët qëlloi me armë Pëllumb Metën, edhe pse policia dhe prokuroria deri tani kanë të dyshuar kryesor djalin e madh, Hysenin.

Sa u përket konflikteve që mund të kenë pasur në familje, gjatë hetimeve të zhvilluara nga shkurti deri më sot është pyetur djali i madh Hyseni lidhur edhe me dokumentet e tokës që dispononte Pëllumbi dhe pse Hyseni i mbante vetë dokumentet dhe a kishte plan të shiste tokën.