Si përfundim, a do të jetë Visjan Ukcenaj pjesë e BBV4 apo jo?

Aktori i humorit, Visjan Ukcenaj ka shuar zërat se do të jetë pjesë e edicionit të 4 të Big Brother Vip. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Ukcenaj shprehet se nuk do të jetë pjesë e këtij formati pasi në tetor do të rikthehet në “Portokalli”. Ai gjithashtu shton se nuk është në karakterin e tij të eksperimentojë në forma të tilla dhe se nuk mund të qëndrojë dot larg familjes së tij.

“Portokallia do të fillojë sezonin e ri në tetor dhe do ë ketë ndryshime, për momentin kaq mund të them. Nuk do të futem në Big Brother VIP dhe çdo lajm që qarkullon për mua është ‘fake’. Mesa e njoh veten time, nuk mendoj të eksperimentojë në këtë formë. Madje, nuk rri dot dhe larg familjes, prandaj nuk do futem”, tha aktori.

Ai ka folur edhe për projektin më të ri muzikor “Benz”, i cili do të jetë një bashkëpunim.

“Kam që në 2017 që bëj këngë për pasion, e kam filluar me Big Bastën. Unë kam menduar të qëndrojë në këtë stil për një projekt që do publikohet më vonë. Unë muzikën e bëj për pasion, pasi që në gjimnaz kam punuar me zhanre të ndryshme. Kemi dëgjuar muzikë të mirë, brezi ynë si pop apo rrok. Klipi është xhiruar në Shkodër, ishte i thjeshtë dhe e ka bërë një djalë nga Shkodra, Miklovani”, tha Visjani.


Shtuar 17.07.2024 18:24